Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, Mustafaj: Tentativat për manipulim do të jenë të vështira

schedule17:05 - 25 Prill, 2021

schedule 17:05 - 25 Prill, 2021

Besnik Mustafaj, i ftuar në studion e “ABC” foli për zgjedhjet parlamentare që po zhvillohen këtë të dielë në vend.

Ai tregoi se kishte hasur problem gjatë votimit pasi aparati kishte vështirësi në njohjen e gjurmëve të gishtave.

Ndërsa u ndal tek thirrjet e kryedemokratit Lulzim Basha, Mustafaj tha se është sjellje e një kryeministri të ardhshëm.

“Nëse ka pasur tentativa për manipulim apo për të implikuar krimin e organizuar në mbështetje të PS për të manipuluar rezultatin, atëherë ka rrezik që po këta njerëz të përpiqen të ndërhyjnë në numërim, por gjithashtu besoj që do ta kenë të vështirë”, tha Mustafaj.

Albin Kurti voton në Shqipëri?

Mustafaj: Unë besoj se i është dhënë një rëndësi që nuk e ka. Duke qenë se është votues në Shqipëri atëherë ai duhet të vinte të bënte detyrën e tij si qytetar. Nuk është një përzierje. Ka pasur të tjerë nga fqinjët tanë që kanë ndërhyrë edhe në punët e brendshme në Shqipëri, ndërsa Albin Kurti ka dhënë edhe solidaritetin e tij për kandidatët.

Sipas tij vëmendja dhe përqendrimi tek dita e votimit është shumë e madhe edhe nga ana e ambasadorëve.

“Ka disa momente kur roli i ambasadorëve mund të kishte qenë shumë më efikas”, tha ai.

Vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve për karantinë 2-javore?

Mustafaj: Komiteti i Ekspertëve është denoncuar nga disa prej anëtarëve më autoritar të tyre për politizim , pra për përdorim nga qeveria. Përtej punës që ka bërë ky Komitet këto fakte ekzistojnë. Po të shohim skena është pak karikaturë. Kjo është bërë për të penguar emigrantët shqiptarë që vijnë nga Greqia për të votuar.

Një pjesë e tyre janë nga Dropulli që votojnë kryesisht partinë e Vangjel Dules që është në koalicion me PD, ndërsa një pjesë është për Vangjel Tavon votat e të cilave shkojnë për LSI-në. Kjo është bërë pra për t’i penguar”, tha ai.

https://youtu.be/ACId3D5I4VY

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!