Zgjedhjet parlamentare/ Haradinaj: Kosova nuk do të votojë më Kurtin, do të ndodhë ndryshimi në vend

schedule17:40 - 20 Gusht, 2024

schedule 17:40 - 20 Gusht, 2024

Qytetarët e Kosovës do t’iu drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e re të vendit më 9 shkurt të vitit të ardhshëm.

Lidhur me këtë kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, ka thënë për “News Line” se shoqëria e Kosovës është e aftë për të siguruar ndryshim përmes zgjedhjeve.

Ai ka deklaruar se ndihet optimist, pasi Kosova nuk do të votojë më Albin Kurtin, por do të ndodhë ndryshimi në vend.

Haradinaj ka theskuar se do ta rikthejnë në agjendën euroatlantike, pasi aktualisht janë në pozicionin më të keq të mundshëm, krahasur dhe me Serbinë, për shkak të Kurtit.

“Ne jemi optimist, pasi pushteti më 9 shkurt do të votohet në Kosovë. Dikur Kosova në ndryshim votoi Kurtin, jam i bindur që do të ndodhë ndryshimi në vend, do ta rikthejmë në agjendën e vetë euroatlantike, por aktualisht jemi në pozicionin më të keq të mundshëm, krahasuar dhe me Serbinë dhe pse Serbia zhvillon akte terroriste kundër Kosovës. Serbia nuk është e ndëshkuar, ne jemi. Krejt kjo si rezultat i qasjes dhe politikës së Kurtit, i cili e shfaqësoj Serbinë nga të gjitha fajet që i bën në rajon. Është e dhimbshme që ta shohësh Kosovën në një pozicion të tillë.

Ne e kemi analizuar dhe mendojmë që demokracia jonë është e aftë për të siguruar ndryshimin dhe zgjedhjet po vijnë. Ne këtu vetëm ndihmohemi nga shumë institucione të huaja të sigurisë siç e dini KFOR apo EULEX. Bëjmë kujdes që të mos ndihmojmë axhendat e të tjerëve për destabilizim për Kosovën, por sigurisht më 9 shkurt do të jetë reagimi i duhur ndaj qytetarëve të vendit”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!