Zgjedhjet parlamentare europiane, Tajani: Rikandidoj sërish

schedule15:35 - 27 Mars, 2019

schedule 15:35 - 27 Mars, 2019

Antonio Tajani ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për postin e presidentit të parlamentit europian. Ai u shpreh se italianët duhet të votojnë për Forca Italia pasi me përfundimin e mandatit të Mogerinit dhe Mario Dragit, ai do të mbetej i vetmi italian në një pozicion kaq të lartë në Bashkimin Evropian.

Presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani, zëvendëskryetar i Forca Italia, do të rikandidojë për të drejtuar sërish parlamentin. Lajmin e ka konfirmuar vetë ai duke theksuar se në zgjedhjet europiane e vetmja votë e vlefshme do të ishte ajo për Forca Italia pasi vetëm kjo parti do të ketë mundësinë për të pasur një përfaqësues në krye të institucioneve. Kjo duke pasur parasysh se Federika Mogerini nuk do të jetë më përfaqësuese e lartë, dhe se mandati i Mario Dragit është drejt skadimit.

Tajani pret një rezultat pozitiv për Forza Italia, e cila po vijon të rritet, sepse sipas tij po shtohen forca politike të cilat gjejnë veten gjithnjë e më shumë në familjen e Partisë Popullore Europiane.

Tajani u shpreh se Lega e Mateo Salvinit, në Europë mbështet Marin Lë Pen e se duhet parë se me cilin grup do të bashkohet e çfarë ka në plan të bëjë. Kjo pasi sipas tij duke bërë aleancë me Lë Pen vetëpërjashtohesh nga çdo marrëveshje.

Ai përjashtoi çdo mundësi për një marrëveshje mes Partisë Popullore Europiane dhe grupit aktual të Legës dhe Lë Pen. Kjo sepse Partia Popullore Europiane nuk mund të bëjë marrëveshje duke hedhur në erë vlerat, historinë dhe principet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!