Kandidati i PDK, për komunën e Zubin Potokut në veri të Kosovës, për zgjedhjet lokale të 18 dhjetorit, në një lidhje me emisionin “Ballkan” në Abc të gazetares Linda Karadaku, ka komentuar situatën në Mitrovicë.
I pyetur nga gazetarja Karadaku se çfarë është duke ndodhur, ai tha se ka një lloj trysnie por komuniteti shqiptar edhe pse në minorancë në Komunën e Zubin Popokut është duke dhënë maksimumin që zgjedhjet të zhvillohen.
Ndërkohë Zeqiri nuk kurseu as kritikat ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiç, duke e cilësuar atë si vegël të Millosheviçit.
Ai tha se kandidatët shqiptarë do të m arrin edhe vota nga qytetarët serbë nëse në zonat ku ata jetojnë do të hapen pikat e votimit.
Pjesë nga biseda:
Karadaku: Ti je një nga dy kandidatët shqiptarë në Zuvin Potok që është me shumicë serbe, sa vështirë është të kandidosh atje?
Zeqiri: Siç jeni të njohur ju dhe gjithë opinioni me ndërhyrjen e shtetit Serb në tokat e veriut, shteti i Kosovës u detyrua të shpallë zgjedhjete jashtëzakonshme. Duhet tu them se në komunën e Zubin Potokut ku shumica janë serbë, 20% jemi shqiptarë. Doja tu informoj se në këtë komunë marrim pjesë 3 subjekte PDK, LDK dhe VV, ku të treja subjetekt kanë nga një anëtar në zgjedhjet e kaluara, herë herë edhe dy anëtarë. Jemi pjesë e institucioneve komunale në këtë trevë. Meqë janë shpallur zgjedhjet jam kandidati i PDK dhe VV me kandidat të vetin. Ajo që duhet dhe ajo që do të ndodhë ne do të garojmë në zgjedhje për të marrë përgjegjësi shtesë, meqenëse jemi pakicë dhe është krijuar një boshllëk i madh, ne jemi oferta e qytetarëve.
Karadaku: Mesa di sipas ligjeve në Kosovë nuk ka një limit për pjesëmarrjen në zgjedhje, a është kështu?
Zeqiri: Nuk e di saktësisht, por 15-20% mund të jetë limiti që zgjedhjet të jenë të vlefshme. Ne kemi shumë banorë të regjistruar në këtë komunë që punojnë dhe jetojnë jashtë, do ta shohim më vonë sa do jetë përqindja.
Karadaku: Problemi tjetër është dhe ajo çfarë thuhet në deklarata e zyrtarëve serbë që a do të ketë kushte?
Zeqiri: Është pak sfiduese dhe e vështirë, pasi tani kemi një situatë që ka specifikat e veta, por situata të ngjashme kemi patur edhe në vitet kur serbët nuk donin të integroheshin në institucionet e Kosovës, por dallimi ishte se atëherë ishte UMNIK-u këtu dhe vendimet merreshin nga ndërkombëtarët, kemi bërë zgjedhje dhe ata i bojkotonin, dhe i anulonin zgjedhjet. Ne kemi dhënë kontributin tonë si qytetarë. Ne jemi të gatshëm të japim kontributin tonë në këto zgjedhje.
Karadaku: Lista Serbe nuk merr pjesë në zgjedhje, por kemi parë dhe radikalizim nga Beogradi zyrtar, Vuçiç dhe Daçciç akuzojnë kryeministrin e Kosovës si terrorist akuzohet dhe e gjithë qeverisja e Kosovës. Për shkak të radikalizimit in-ekstremis dhe paralajmërimit të Vuçiç që mund të ketë bllokim të veriut, a prisni që të ketë një bllokim të veriut dhe çfarë do të tho9të kjo për zgjedhjet atje?
Zeqiri: Meqënëse shumica serbe të ndikuar nga Serbia po insistojnë të sfidojnë Kosovën, mirëpo ne jemi në fokus të angazhimeve tona si qytetarë, kështu që momentalisht ata janë në bojkot të ço dikasteri shtetëror. Disa prej dikastereve në këtë komunnë drejtohen prej nesh. Sa i përket deklaratave të Vuciç, si qytetar dhe aktivist them se Vuçiç është argati i Millosheviçit. Ai është një ndër kryesuesit e terroristëve që mban peng qytetarët e vet. Unë jam shumë i bindur se një pjesë e madhe e serbëve janë lodhur nga këto grupet që financon Serbia.
Karadaku: A pret ti apo kandidatët e tjerë shqiptarë që të merrni vota nga serbët lokalë?
Zeqiri: Nëse do të hapen vendvotime edhe në qendrat e banuara nga serbët besoj se do të kishte patur vota edhe nga një pjesë e tyre. Mirëpo kjo varet nga hapja e vendvotimeve.
Karadaku: Edhe si do të shkojë situata në veri, nuk e dimë çfarë ka tjetër në veri.
/Abcnews.al/