Zgjedhjet në veri të Kosovës/ Kandidati i LVV: Nuk do të ketë incidente, ja pse duhet të votojnë qytetarët

schedule12:46 - 22 Prill, 2023

schedule 12:46 - 22 Prill, 2023

Gazetarja e ABC News, Linda Karadaku ka shkuar në Kosovë, aty ku ditën e nesërme do të mbahen zgjedhjet në veri, në 4 komunat më shumice serbe.

Frika është e madhe për incidente, duke ditur se Lista Serbe nuk merr pjesë dhe deklaratave që vijnë nga Beogradi ku bëhet thirrje për mospjesëmarrje pasi në të kundërt do të quhen tradhtarë.

Për ABC News ka folur kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Mitrovicën e Veriut, Erden Atiç i cili shprehet se institucionet e drejtësisë i kanë kryer obligacionet me sukses dhe nuk beson se do të ketë incidente, duke i bërë thirrje qytetarëve që të votojnë.

Situata është e qetë. Institucionet e sigurisë i kanë përfunduar të gjithë punët e tyre. Shpresoj që edhe dita nesër të jetë e qetë. Shfrytëzoj të ftoj votuesit që dalin dhe të votojnë” u shpreh fillimisht ai.

Dukeqenëse Lista Serbe nuk merr pjesë, pritet që të numri i votuesve të jetë shumë i vogël, por kandidati i LVV shprehet se në ligjet e Kosovës nuk përfshihet asnjë kufizim për pjesëmarrje, kështu që kandidati që do të marrë më shumë vota do të marrë detyrën.

Atiç theksoi se mos pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhje është diçka e mirë pasi në zgjedhjet e fundit ajo i ka terrorizuar qytetarët serb dhe e ka humbur mbështetjen. Kështu këtë herë qytetarët do të jenë më të qetë.

Sa i përket legjitimitetit, në ligjet e Kosovës nuk përfshihet asnjë kufizim i pjesëmarrjes së votuesve dhe në këtë aspekt jemi në rregull.

Sa i përket arsyes së mosdaljes se serbëve, vlen të theksohet se Lista Serbe në zgjedhjet e mëhershme i ka terrorizuar votuesit e tyre dhe ka humbur mbështetje dhe ky është një lajm i mirë, pasi ata nuk do të terrorizohen këtë dhe do të jenë më të qetë”, u shpreh kandidati i LVV.

Atiç u rishpreh se nuk mendon se nesër do të ketë incidenti duke parë realitetin në terren dhe sipas të vetmet deklarata që mund të shqetësojnë janë ato që vijnë nga Beogradi që bëjnë thirrje të identifikohen serbët që do të dalin nesër për të votuar dhe të etiketohen si tradhtarë.

Në lidhje me faktin nëse e bën më të vështirë për serbët për të votuar fakti që 13 prej qendrave të votimit që janë në konteniere janë pranë stacioneve policore, ai tha se nuk është i sigurtë për këtë dhe se di që kontenierët janë vendosur pranë qendrave që do të ishin.

Nuk e di nëse të gjithë konteinerët janë pranë qendrave policore. Ata janë afër qendrave të votimeve që kanë qenë planifikuar” tha ai.

Në fund ai tha se  qytetarët në veri duhet të votojnë se janë në prag të ndryshimeve të mëdha dhe akoma më shumë ndryshime pozitive do të vijnë që do t’ia lehtësojnë jetën serbëve në Kosovë.

Jemi në prag të një shumë të madh. Mitrovica është një qytet me dy komuna dhe jemi në prag të një ndryshimi shumë të madh, pozitiv. Menjëherë pas zgjedhjeve ka me pas ndryshime të tjera shumë pozitive që kanë për t’ia bërë jetën më të lehtë”, përfundoi Atiç.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!