Sinan Ogan deklaroi se do të mbështesë Kemal Kilicdaroglu në raundin e dytë vetëm nëse partia pro-kurde “HDP” do të përjashtohet nga sistemi politik. Kandidati i pavarur nacionalist Sinan Ogan, grumbulloi më shumë se 5% të votave.
“Unë do të mbështes Kemal Kilicdaroglu vetëm nëse HDP përjashtohet nga sistemi politik,” vuri në dukje Ogan, duke folur për Der Spiegel.
Ogan i ka kaluar të gjitha pritshmëritë në raundin e parë të zgjedhjeve, si rezultat i së cilës është kthyer në një pikë kyçe të garës. Vlerësohet se ai ka marrë mbështetje nga votuesit nacionalistë të pakënaqur me Erdoganin.
“Dëgjuam se janë bërë disa manipulime në procedurat e numërimit të votave jashtë vendit. Po paralajmëroj Këshillin e Lartë Zgjedhor.
Merrni menjëherë masat e nevojshme dhe sigurohuni që procedurat e numërimit të votave të kryhen shpejt. Për më tepër, ne nuk do të lejojmë manipulimin e votove.
Kaq deri në raundin e dytë”, përfundoi ai.
/abcnews.al