Zgjedhjet në Turqi/ Përfundon numërimi i votave, Erdogan siguron mandatin e 3-të

schedule19:11 - 28 Maj, 2023

schedule 19:11 - 28 Maj, 2023

Ka përfunduar numërimi i votave në Turqi. Fitues është shpallur Recep Tayip Erdogan i cili siguroi52.1% përballë rivalit të tij Kemal Kilicdaroglu me 47.9%.

Kujtojmë që ky ishte raundi i dytë i zgjedhjeve, pasi në raundin e parë të “14 Maj” asnjë prej kanidatve nuk ia doli të sigutonte 50-1% të votave.

Sipas mediave të huaja pjesëmarrja në zgjedhjet e ditës së sotme ishte mbi 85%, ndërsa u votua nga ora 08:00 deri në orën 17:00.

Erdogan  do të drejtojë vendin edhe për vitet e ardhme.

Në Turqi është votuar edhe për Asemblenë Kombëtare në raundin e parë më 14 maj, ku partia e Erdogan ka shumicën  në organin prej 600 vendesh.

Vendet ndahen si më poshtë:

323 për nacionalistët AKP dhe MHP të Erdoganit

212 për Republikanët (CHP) dhe Partia e Mirë e Meral Aksener

65 vende për partitë më të vogla të majta. r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!