Në një postim që thuhej se Sinan Ogan do të mbështeste Kemal Kilicdaroglu në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Turqi, nëse ai do të ndërpriste lidhjet e tij me HDP-në (një parti e mbështetur nga kurdët dhe e majta) u mohua nga Sinan Ogan.
Hayırdır Der Spiegel, size verdiğim röportajda Türk basınına dediğimiz genel şartlardan farklı bir şey demedik. Bunu nereden uydurdunuz? https://t.co/n4QcDHF7Ht
— Dr. Sinan Oğan (@DrSinanOgan) May 15, 2023
Qëndrimi i Oganit, i cili ka fituar 5.20% të votave për mbështetjen ndaj Kilicdaroglu është zbuluar nga revista “Der Spiegel”, megjithatë kreu i Aleancës nacionaliste të Paraardhësve (ATA) e ka bërë të qartë qëndrimin e tij në një mesazh në Tëitter.
“Jo, Der Spiegel, në intervistën që ju dhashë nuk thamë asgjë ndryshe nga termat e përgjithshëm që i dhamë shtypit turk. Ku e gjete këtë?’
Për qëndrimin që do të mbajë në raundin e dytë, Ogan tha se “do të konsultohemi me partitë politike që përbëjnë Aleancën ATA, përfaqësuesit e tyre që na votuan dhe ata që firmosën dhe më në fund do të marrim një vendim”.
“Gjatë kësaj periudhe, nëse zgjedhjet shkojnë në raundin e dytë, ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të pasur një rezultat të dobishëm për kombin dhe vendin tonë,” vazhdoi ai.
“Qëndrimi ynë që në fillim ishte specifik. Fokusi ynë janë emigrantët dhe kriza ekonomike. Pa këto kushte nuk mund të kalojmë fazën e dytë. Përveç kësaj, lufta kundër terrorizmit, veçanërisht FETO-s, PKK-së dhe Hezbollahut, është një nga prioritetet tona”, shtoi Ogan.
/abcnews.al