Janë gjashtë kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme presidenciale në Turqi. Sipas parashkimeve dhe sondazheve do të jetë Presidenti aktual Erdogan, ai që do të triumfojë në 24 Qershor.
Është zyrtarizuar në Turqi, lista përfundimtare e kandidatëve presidencialë. Janë gjashtë kandidatët që do të marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale, sipas listës përfundimtare të Bordit të Lartë të Zgjedhjeve në vend.
Vendimi i Bordit të Lartë të Zgjedhjeve u botua në gazetën zyrtare të dielën. Kandidatët sipas rendit alfabetik janë: Doğu Perinçek, Meral Akşener, Muharrem Ince, Recep Tayyip Erdoğan, Selahattin Demirtaş dhe Temel Karamollaoğlu.
Në muajin Prill të këtij viti, parlamenti miratoi projektligjin për zgjedhjet e parakohshme më 24 Qershor, duke forcuar hapin e Turqisë drejt sistemit presidencial. Në Prill të vitit 2017, votuesit në Turqi miratuan kalimin nga sistemi parlamentar në atë presidencial. Të gjitha parashikimet flasin për një fitore të Presidentit aktual Erdogan./abcnews.al