Zgjedhjet në Turqi/ Kilicdaroglu kryeson në Stamboll, Erdogan në Ankara

schedule20:08 - 14 Maj, 2023

schedule 20:08 - 14 Maj, 2023

Kandidati i opozitës tani është përpara në Stamboll dhe Izmir sipas të dhënave të Anadolu, me 61.3% të votave të numëruara.

Kilicdaroglu ka 48% në Stamboll, Erdogan 47.11%, Sinan Ogan 4.52% dhe Muharrem Ince 0.39%.

Ndërsa në Izmir kryeson sërish kandidati i opozitës Kilicdaroglu me 62% ndërsa Erdogan 33%.

Erdogan kryeson në Ankara me 49% ndërsa Kilicdaroglu me 45%.

Beteja për zgjedhjet është më intensive në Stamboll dhe Ankara pasi janë dy nga provincat më të rëndësishme të Turqisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!