Zgjedhjet në Turingi/ Ekstremi i djathtë dyfishon, në rënie partia e Merkel

schedule11:29 - 28 Tetor, 2019

schedule 11:29 - 28 Tetor, 2019

Suksesi i tretë në më pak se dy muaj i ekstremit të djathtë në Gjermani. Në zgjedhjet rajonale në Turingi, Alternativa për Gjermaninë ka dyfishuar votat duke u bërë parti e dytë.

Ekstremi i djathtë gjerman i Alternativës për Gjermaninë, ka dyfishuar votat në Turingi dhe me 24 për qind të mbështetjes bëhet parti e dytë pas së majtës radikale të Die Linke, me 29.5%. Në rënie të lirë nga ana tjetër CDU e kancelares gjermane Merkel, që regjistron rezultatin më negativ të marrë ndonjëherë në këtë rajon duke u ndalur në 22.5%, me një rënie prej 10.8 për qind. Ekstremi i djathtë gjerman shënon fitoren e tretë të rëndësishme në më pak se dy muaj pas Sasonisë dhe Brandeburgut.

E rëndësishme për zgjedhjet Brenda partisë socialdemokrate është dhe rënia e re e SPD-së, që do të ketë pasoja në zgjedhjen e liderit të ri mes ministrit të financës Olaf Schëlz, dhe dy rivalëve të tij më të majtë.

Por gjithësesi rezultatet tregojnë një panoramë të ndërlikuar për krijimin e një qeveria rajonale e cila do të zëvendësojë koalicionin mes Linke, SPD dhe të gjelbërve. Të tre nuk kanë më numrat për të qeverisur.

Ekstremi I djathtë drejtohet nga një nga figurat më radikale, Björn Höcke, i cili akuzohet se ka ushqyer anti semitizmin me deklarata të njëpasnjëshme kundër pendimit për krimet naziste. Dhe këtë herë numëron 13 pikë më shumë në krahasim me pesë vjet më parë. Është një sukses tjetër pas atij të 1 shtatorit ku trefishoi votat në Sasoni, dhe i dyfishoi në Brandeburg. Ky rezultat konfirmon ndarjen mes lindjes që përqafon ekstremizmin dhe perëndimit ku ekstremi i djathtë ka marrë vetëm 11 për qind, ashtu si në zgjedhjet europiane të muajit maj. /ABC news Albania 24/7

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!