Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjedhjet në Tepelenë/ Kumbaro: Çdo gjë ka ecur normalisht, ftoj qytetarët të dalin të votojnë

schedule15:26 - 9 Nëntor, 2025

schedule 15:26 - 9 Nëntor, 2025

Nga Tepelena, ku po ndjek nga afër procesit për zgjedhjet e pjesshme vendore, Mirela Kumbaro shprehet se cdo gjë po ecën normalisht. Ndonëse e konsideroi të kënaqshme deri tani pjesëmarrjen në këto zgjedhje, Kumbaro apeloi qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

“Procesi ka nisur që në orën 7 të mëngjesit, cdo gjë ka rrjedhur shumë normalisht. Nuk kemi patur probleme. Duke patur parasysh edhe kohën, që për ne shiu është beret, por e vështirëson pak lëvizjen e njerëzve, ecuria ka qenë e mirë, krahasuar me të njëjtin orar me të njëjtën kohë me zgjedhjet e 11 majit 2025, apo me zgjedhjet e tjera vendore të 2023.Në të gjitha qendrat procesi ka ecur normalisht. Do përfitoja që në këto tre orë të ftoj të gjithë banorët e Tepelenës të nguten që secili të ketë mundësi të shprehë vullnetin e vet demokratikisht sepse cdo votë ka rëndësi në Tepelenë, cdo tepelenas duhet të shprehet për Tepelenën si e mendon të drejtohet në muajt e në vitin në vijim.”

Sa i përket pritshmërive në pjesëmarrje, Kumbaro tha se Tepelena në përgjithësi ka qenë shumë konstante në pjesëmarrjen e vet. Kjo sipas saj, ka të bëjë me faktin që është një bashki relativisht e vogël.

“Janë rrëth 12 mijë votues në listë, por duke ditur që një pjesë e madhe e këtyre votuesve, prej vitesh për të mos thënë edhe prej dekadash janë në emigracion apo pjesë të tjera të vendit. Disa prej tyre kanë zgjedhur të vijnë prej emigrimit, sepse është edhe një lloj ngjarje publike që bën bashkë njerëzit. Tepelenasit kudo që janë, edhe ata në diasporë e ndjekin me intensitet zhvillimin e zonës, ngjarjet që kanë ndodhur. Nëse krahasojmë pjesëmarrjen nga viti në vit, ritmet me të cilat kanë qenë deri tani numri i votuesve është një numër i kënaqshmë.” u shpreh Kumbaro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!