Kushdo që të jetë president i SHBA-ve, si Trump ashtu edhe Biden, Kina do të jetë sfida më e madhe për katër vitet në vijim.
Kështu është shprehur gjatë një lidhjeje direkte me Abc nga Vjena, Ajet Faruku, studiues shkencor.
Sipas asaj që u shpreh Faruku, Kina prej 40 vitesh po sheh një rritje ekonomike goxha të lartë dhe kjo ka rritur interesin e SHBA.
“Padyshim që Kina do të jetë sfida numër nje e kujdo që zgjidhet president i SHBA. Unë e kam parashikuar që Trump do t’i drejtohet gjykatës. Jam i mendimit, që Trump në dallim nga të tjerët, ka përcuar një politike izolacioniste..Ka braktisur një numër të madh organizatash ndërkombëtare.”
Sa i përket qëndrimit mes Trump apo Biden, Faruku u shpreh se ne duhet t’i shohim këto zgjedhje nga prizmi jonë shqiptar apo evropian.
“Duhet ta kemi parasysh se amerikanët votojnë për veten e tyre.” s.b/abcnews.al/