Zgjedhjet në SHBA/ Sondazhet: Kamala Harris kryeson ndaj Trump

schedule07:48 - 29 Gusht, 2024

schedule 07:48 - 29 Gusht, 2024

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po hyjnë në fazën e tyre të nxehtë dhe sondazhe të ndryshme po kryen nga media prestigjioze për të treguar trendin se ku do të shkojë vota e amerikanëve.

“Washington Post” në pyetësorin më të fundit drejtuar amerikanëve për këtë fushatë, nxjerr kandidaten demokrate Kamala Harris me dy pikë avantazh ndaj rivalit të saj Donald Trump.

Pozicioni i saj është përmirësuar gjithashtu në shtetet kyçe, ku Kamala kryeson në tre nga shtatë kryesorët, duke rritur epërsinë në Midwest dhe duke ngushtuar atë të Donald Trump në Arizona, Georgia, Nevada dhe Karolina e Veriut.

Kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë është përpara në Michigan (+1%), Pensilvani (+2%) dhe Wisconsin (+3%), ndërsa manjati kryeson në Karolinën e Veriut (+1%), Arizona (+ 15), Gjeorgjia (+3%) dhe Nevada (+2%).

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!