Deputetja Rudina Hajdari në një intervistë për ABC mbrëmjen e kësaj të enjte ka komentuar procesin zgjedhor në Amerikë.
Hajdari në një bisedë me gazetarin Endri Xhafo është shprehur se është ende herët për të folur për një rezultat final në lidhje me fituesin e këtyre zgjedhjeve.
Ndër të tjera deputetja ka theksuar se të dy kandidatët kanë një numër të përafërt të votave dhe pritet numërimi i votave në Nevada dhe në Pensilvani për të përcaktuar shefin e Shtëpisë së Bardhë.
“Mesa duket shikohet se ka një avantazh të vogël nga Biden por duhet të presim pasi ka dhe shumë vota të pa numëruara të ardhura me postë. Besoj se sot do të rifillojë numërimi i votave me postë në Pensilvani. Nevada është një shtete që kryesisht ka votuar majtas pra për demokratët por nga rezultatet e deri tanishme vihet re se të dy kandidatët janë shumë afër.
Është e paprecedent mendoj unë votimi dhe grumbullimi i votave nga të dy kandidatët. Arsyeja mendoj se ka të bëjë me politikën e jashtme amerikane, pasi të dy kandidatët kanë qasje të kundërta me njëri tjetrin dhe këtu kërkojmë dhe konfliktet që kanë qenë nga ana e racizmit dhe këto kanë qenë nga zonat e majtat që zoti Trump i ka quajtur e majta ekstreme. Arsyeja se pse ka pasur shumë pjesëmarrje është pasi është një periudhë vendimtare se si ajo do të vendosë identitetin e saj, këto zgjedhje kanë një rëndësi të veçantë në lidhje me të ardhmen amerikane”, është shprehur Hajdari.
Gjithashtu në fjalën e saj ka komentuar edhe deklaratën e presidentit aktual Donald Trump për kontestimin e zgjedhjeve.
Ajo është shprehur se nëse një gjë e tillë ndodh në Amerikë për vendin tonë do të thotë një rënie e demokracisë.
“Nëse Amerika kontenston votat dhe ne na bie demokracia, është e rrezikshme një gjë e tillë, por duke parë se sa shumë vota ka pas me poshtë një gjë që nuk është bërë më parë në SHBA është një e drejtë që i lind gjithkujt në Amerikë që të bëjë të mundur dhe kërkesën e tyre ëpër hapjen e kutive një gjë e tillë mendoj se krijon një destabilitet për shumë vende që në 2021 pritet të kenë zgjedhje”, është shprehur ajo.e.su./abcnews.al