I dërguari i posaçëm i Donald Trumpit, Richard Grenell, ka bërë thirrje që të shikohen vendbanimet e votuesve me qëllim që të sigurohen se njerëzit e vdekur nuk kanë votuar.
Grenell përmes një postimi në Twitter ka deklaruar se është e rëndësishme që të bëhen të gjithë verifikimet e nevojshme, pasi sipas tij njerëzit meritojnë të dinë nëse të gjitha votat janë të ligjshme.
The people deserve to know that all the votes are LEGALLY made.
Look at the residences of the voters. Make sure dead people didn’t miraculously vote. Verify votes are LEGAL.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) November 4, 2020
“Njerëzit meritojnë të dinë nëse të gjitha votat janë të ligjshme. Shikoni vendbanimet e votuesve. Sigurohuni që njerëzit e vdekur mrekullisht nuk kanë votuar. Verifikoni nëse votat janë të ligjshme”, ka shkruar Grenell. e.su./abcnews.al