SHBA- Qytetarët amerikanë vijojnë të hedhin votën e tyre për presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Geron Kamberi i ftuar në “Ora e Fundit” në Abc News tha se krahas politikës dhe shqetësimeve të brendshme, fituesi i zgjedhjeve në SHBA do të përballet me krizat e luftërave, siç është ajo e konfliktit të Ukrainës dhe Rusisë dhe përplasjet në Lindjen e Mesme.
“Të dy kandidatët, do bëjnë thirrje mbështetësve të tyre të votojnë dhe ne duhet ta dimë se sistemi elektorale në Armikes është ndryshe nga Evropa dhe kanë rregulla të ndryshme votimi. Ajo që do ndikojë të rezultati është tek numri i votuesve që do të dalin në zgjedhje. Rezultati mund të jetë shumë i ngushtë. Në politikën e jashtme kriza e luftës Ukrainës dhe Rusisë dhe kriza në Lindjen e Mesme”, tha ai.