Zgjedhjet në SHBA, deputetët shqiptarë kritika Trumpit: Të vësh duart në kokë, ne duam 3 muaj

schedule16:58 - 5 Nëntor, 2020

schedule 16:58 - 5 Nëntor, 2020

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë nuk besojnë se ka rënë miti i zgjedhjeve të lira dhe të pa kontestuara në SHBA. Për gazetaren e ABC-së, Esiona Konomi ata thonë se pavarësisht sjelljes së Trump që kërkon rinumërime, institucionet amerikane janë më të forta dhe garantojnë proces të rregullt ligjor. Mes ligjvënësve shqiptarë, ka edhe nga ata që thonë se sjellja e Trump duke mos pranuar rezultatin, është për të vënë duart në kokë.

SHBA-ja vijon që të mbetet në lidershpin e zgjedhjeve të drejta dhe të ndershme përtej të gjithë retorikës politike që ka shoqëruar këtë fushatë. Vijojnë që të mbeten fanari i shumë vendeve, mënyrës si funksionon demokracia” tha Mimi Kodheli.

I pyetur nëse kontestimi në SHBA, ngjan pak me rastin shqiptar “hap kutitë ose largohu”, Xhemal Qefalia tha “Jo, nuk ka asnjë lloj lidhje, SHBA është model i demokracisë”.

Përsa kohë nuk ka dalë rezultati nuk mund të spekulojmë. Ju do të thoni se kishte në Amerikë praktika shqiptare? Kur ka konkurrencë që ka pritshmëri do të ketë edhe debate. Nuk ka rënë standardi, është një Amerikë e madhe. Ne zgjasim këtu për tre muaj, jo për në Amerikë” tha Fate Velaj.

Ajo që po ndodh në Amerikë është demonstrim i demokracisë” tha Bledi Çuçi. “SHBA janë lideri i demokracisë në planet dhe cfarë do që të ndodhë ndikon në të gjithë botën. Institucionet amerikane janë më të fuqishme se individë të caktuar apo grupe militantësh që përpiqen të krijojnë skena që të kujtojnë ngjarje që kanë ndodhur në Europën lindore. Besoj te populli amerikan dhe institucionet demokratike”. Por a ka rënë miti i votës së lirë dhe të pakontestuar? “Nuk mund të them, se një pjesë janë lajme të paverifikuara plotësisht, pasi e ka të shenjtë votën” tha Musa Ulqini.

Amerika mbetet kampion i demokracisë” tha Ulsi Manja. Por deputeti Ralf Gjoni mendon ndryshe. “Turp e faqe e zezë, një showman si Donald Trump nxori nga shinat, totalisht seriozitetin e sistemit të estabilishmentit, e dekadave të SHBA duke rrezikuar reputacionin e mitit të Amerikës si pishtar i demokracisë.

Çfarë shprese mund të kenë vende si Shqipëria për standarde zgjedhjesh dhe mos njohje, ose njohje, kur presidenti amerikan në detyrë vë në diskutim kredibilitetin e sistemit të vendit të tij. Për mua është të vësh duart në kokë. Por cfarëdo që të bëjë presidenti, sistemi është më i fortë” tha ai./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!