Zgjedhjet në Serbi/ Brnabić: Opozita nuk ka për çfarë të ankohet, vëzhguesit e huaj gënjejnë dhe po destabilizojnë vendin

schedule12:35 - 22 Dhjetor, 2023

schedule 12:35 - 22 Dhjetor, 2023

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić deklaroi se në zgjedhjet e zhvilluara më 17 dhjetor, në Komisionin Republikan të Zgjedhjeve (KRZ) ka pasur 109 kundërshtime dhe 3 ankesa më pak se në zgjedhjet e vitit 2022.

Brnabić ka thënë se për zgjedhjet e Beogradit ka pasur vetëm një ankesë në Komisionin Zgjedhor të Qytetit (GIK). Ajo u shpreh opozita nuk ka asgjë për t’u ankuar dhe se ajo “po ashtu” ka kërkuar anulimin e të gjitha zgjedhjeve, shkruan N1.

Sipas saj, opozita priste të shihte rezultatet e zgjedhjeve, për të thënë më pas se nuk i njeh ato.

“Nuk ka asnjë tregues se ajo që opozita thotë për parregullsitë zgjedhore është e vërtetë, është një përpjekje e hapur për destabilizimi”, nënvizoi kryeministrja serbe.

Brnabić tha gjithashtu se vëzhguesit nga Evropa, Stefan Šenach dhe Andeas Šider, po gënjejnë dhe po destabilizojnë Serbinë me deklaratat e tyre për zgjedhjet, edhe pse nuk kanë komente në procesverbalet për vendvotimet.

“Ata ishin vëzhgues që drejtonin delegacionet e Parlamentit Evropian dhe misionin vëzhgues të Këshillit të Evropës. Ajo që ata bënë më pas, të gjitha paraqitjet e tyre në media, është në kundërshtim me kodin etik të vëzhguesve ndërkombëtarë”, përfundoi ajo./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!