Zgjedhjet në RMV, Kamberi: Faktori shqiptar duhet të ishte i unifikuar. Ndërhyrja e Kurtit? Donte të tregonte se ka ndikim

schedule13:33 - 25 Prill, 2024

schedule 13:33 - 25 Prill, 2024

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Geron Kamberi thotë se faktori shqiptar duhet të ishte i unifikuar në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Kamberi u shpreh se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me ndërhyrjen e tij, duke mbështetur kandidatin Arben Taravari, donte t’i jepte vetes një imazh tjetër, atë të lider politik që ka peshe në shtetet ku ka faktor shqiptar.

Sipas Kamberit, shqiptarët duhet të unifikohen para zgjedhjeve parlamentare që do të zhvillohen më 8 maj.

“Unë besoj se përsa i përket zgedhjeve, ishte hera e parë që faktori shqiptar doli me dy kandidatura, por shpalli qëllimin për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale. Faktori shqiptar, që në momentin që deklaroi se do të kishte dy kandidatë ndaj dy kandidatëve të Maqedonisë së Veriut, u pa që nuk kishte një lloj harmonie që do të bashkonte votat. Zgjedhjet do të jenë në balotazh, më 8 maj do të kemi balotazh. Diferenca është goxha e madhe, 180 mijë vota mes Siljanovska-Davkova dhe Pendarovskit, do duhen fuqi e madhe elektorale nga faktori shqiptar. Të dyja partitë maqedonase, LSDM dhe VMRO-DPMNE kanë filluar të negociojnë me faktorin shqiptar. Unë kam përshtypjen se në përgjithësi, faktori shqiptar, dy shtetet shqiptare në rajon, ka një prirje nga lidershipi politik, për të treguar se kanë peshë në vendet e tjera të rajonit.

Veçanërisht në Kosovë, Kurti u përpoq t’i japë vetes një profil tjetër, ai ka dashur të japë imazh tjetër, si lider politik që ka peshë dhe ndikim në ato shtete ku ka faktor shqiptar. Kurti ka pasur edhe një degë të LVV në Shqipëri. Nga pikëpamja e strategjisë dhe taktikës, është një çështje tjetër. Nga pikëpamja matematikore, edhe bashkimi i votave i Osmanit me Taravarin nuk do të sillte ndryshim nga pikëpamja numerike. Gjykoj që do jetë e rendesishme që faktori shqiptar të unifikohet para zgjedhjeve parlamentare.

VMRO DPMNE dhe LSDM janë dy parti që janë shkëmbyer herë pas here në qeverisjen e RMV. Secila prej këtyre partive, në çdo post zgjedhje kanë bërë marrëveshje me faktorin shqiptar. Pavarësisht mbështetjes ndaj zotit Pendarovski, do të varet nga zgjedhjet parlamentare më 8 maj”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!