Zgjedhjet në Portugali | Socialistët shumë pranë mazhorancës absolute

schedule10:02 - 7 Tetor, 2019

schedule 10:02 - 7 Tetor, 2019

Vota portugeze e së dielës vendosi që socialistët të jenë shumë pranë një mazhorance absolute. Në deklaratën e tij të parë kryeministri socialist në detyrë Antonio Kosta u shpreh se vendi kërkon një qeveri të re socialist

Era e lindjes po fryn në Europë. Në Portugali koalicioni rozë e kuq, e kryeministrit socialist Antonio Kosta, fitoi duke iu afruar mazhorancës absolute. Në thelb boshti i betejës dhe i qeverisë mes socialistëve dhe komunistëve ka kënaqur në mënyrë të moderuar popullin luzitan. Kosta tashmë duhet të vazhdojë punën e tij me projekte të një Europe sociale.

Në deklaratën e tij të parë pas shpalljes së rezultateve paraprake ai u shpreh se mund të nxirreshin dy përfundime politike: I pari është Portugalia që kërkon një parti të re socialiste në gjendje për të qeverisur në mënyrë të qëndrueshme. Ndërsa i dyti ka të bëjë me faktin se portugezët vlerësuan zgjedhjet e mëparshme.

Qendra e djathtë me frymëzim liberal, e përfaqësuar nga një parti, partia socialdemokrate, humbi betejën duke lënë në elektorat kujtime të pakëndshme: shkurtime në shpenzimet publike dhe tri vjet recesion. Lideri i partisë konservatore, Rui Rio, mendon që tani për ndryshimet e paevitueshme që duhen bërë Brenda partisë dhe preferon të shohë prapa duke thënë se rezultati i marrë në zgjedhjet e të dielës është i njëjtë me atë të vitit 2015.

Kosta do të duhet të negociojë për të gjetur një zgjidhje politike. Qeveria e re do të përballet me reforma të gjera sociale, sipas asaj që kërkon pjesa më e madhe e portugezëve. Por në këtë pikë shumë çka do të varet nga e ardhmja e zonës euro në kompleksin e saj./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!