Zgjedhjet në Portugali, qeveria mbledh votat e qytetarëve të mbyllur në shtëpi për shkak të Covid

schedule15:20 - 26 Janar, 2022

schedule 15:20 - 26 Janar, 2022

Autoritetet portugeze po përpiqen të shmangin një pjesëmarrje të ulët në votime për zgjedhjet e parakohshme në vend, për shkak të pandemisë së Covid. Në Lisbonë, Mbrojtja Civile është organizuar për të marrë fletët e votimit të qytetarëve të cilët qëndrojnë të mbyllur në shtëpi për shkak të infektimit me covid.

15 ekipe prej dy personash kanë mbledhur fletët e votimit në 30 banesa por dhe në azile të moshuarish. Operacioni derë në derë, po zhvillohet në siguri të plotë sipas autoriteteve.   Janë operatorët ata që dorëzojnë personalisht fletët e votimit, të cilat i marrin pasi të jenë plotësuar. Vetëm 48.6% e zgjedhësve të regjistruar votuan në zgjedhjet e fundit të dy viteve më parë. Për këtë arsye autoritetet po bëjnë cdo gjë të mundur që përqindja e zgjedhjeve aktuale të përgjithshme të jetë më e lartë.

Në Portugali rreth 300 mijë persona kanë votuar të dielën, në raundin e parë. Përvec fushatës derë më derë do të ketë dhe vende të veçanta ku të infektuarit me Covid do të mund të votojnë të dielën e ardhshme.

Sipas të dhënave zyrtare janë 600 mijë personat të cilët aktualisht janë në karantinë, por të gjithë mund të votojnë sidomos në orët e pasdites kur parashikohet dhe një pjesëmarrje më e vogël në qendrat e votimit

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!