Kryetari i Komisionit Zgjedhor në Partinë Demokratike, Jemin Gjana në një deklaratë për mediat, tha se rezultati i votimit për kreun e Partisë Demokratike do të dalë ditën e nesërme, megjithëse nuk ka bërë të ditur orën e saktë.
“Një të dhënë operative tek 3-4 orët pas mbylljes së votimit. Do presim deri nga mesnata degët që janë afër, të presim materialet, degët që janë shumë larg, Tropoja, Saranda, Kolonja, etj do i presim ti sjellin nga orët e para të mëngjesit. Porosia është që ti shoqërojë kryetari i komisionit dhe cilido nga përfaqësuesit e kandidatëve. Nesër paradite shpallet fituesi. Orën nuk e jap dot’’- tha Gjana.
Ndër të tjera Gjana ka shtuar se deri në orën 16:00 kanë votuar 44% e anëtarëve ndërsa ka thënë se anëtarët të cilët nuk kanë pasur emrin në lista dhe kanë pasur kartën e anëtarësisë, e kanë pasur mundësinë që të votojnë. Gjana shtoi se emri në lista është ndryshuar për shkak të përpunimit në sistemet e IT të emrave.
Partia Demokratike po zhvillon sot zgjedhjet për kreun e ri, të cilat kanë nisur në orën 08:00 të mëngjesit dhe pritet të mbyllen në 19:00.
‘Pjesëmarrja e votuesve në të gjithë vendin është 44%. Në përgjithësi janë lejuar ato që kanë kartën e anëtarësisë, pa i penguar. Pash një Konjari se ishte e pezmatuar se nuk ka gjetur emrin në listë, është e vërtetë për efekt të përpunimit në sistemet e IT të emrave, nëse nuk rezulton në listë por disponon kartën e anëtarësie mund të votosh. Janë pengesa lëvizje të paqëllimshme, duke qenë të paqëllimshme kemi krijuar një hapësirë tjetër në lëvizje.’- tha Gjana.
Katër emra janë në garë për të marrë kryesinë e PD. Në fletën e votimit, Fatbardh Kadilli është i renditur i pari, e pas tij Edith Harxhi, Agron Shehaj e Lulzim Basha. e.l/abcnews.al/