Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, ka folur për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut. Ai është shprehur se nuk do të ketë qeveri pa shqiptarët. “S’ka qeveri pa shqiptarët”, ka thënë ai.
Ndërsa është shprehur i bindur se VMRO-DPMNE-ja do ta pranojë zgjedhjen kryeministrit shqiptar, pasi kujtoi se në 2013 kjo parti (OBRM-PDUKM), pra VMRO-DPMNE pranoi që Xhaferi të jetë ministër i Mbrojtjes.
“Nuk është çështje guximi, është çështje e procedurës dhe vendimit politik për shkak se ajo duhet të integrohet në ligj përkatës që duhet ta ketë shumicën e duhur”, është përgjigjur Xhaferi.
/abcnews.al/