Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Pjesëmarrja për zgjedhjet parlamentare shkon në 46 përqind

schedule18:29 - 8 Maj, 2024

schedule 18:29 - 8 Maj, 2024

Deri në orën 18:30, numri i pjesëmarrëseve në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 46,38 përqind.

Ndërsa për zgjedhjet parlamentare ka shkuar në 53,36 përqind.

Ndërkohë mësohet se ka filluar procesi i numërimit të votave që bëhet në vendvotime.

Edhe në zgjedhjet Parlamentare të Maqedonisë së Veriut, shqiptarët janë të përçarë. Koalicioni Fronti Europian kryesohet nga Bashkimi Demokratik për Integrim me në krye Ali Ahmetin ndërsa koalicioni Vlen i Arben Taravarit është në koalicion me VRMO DPMNE së Hristijan Mickoski.

Nga ana tjetër në këto zgjedhje eshte edhe LSDM-ja.

Teksa shprehu vullnetin e tij politik në kutinë e Votimit, Kryeministri i Parë Shqiptar i Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferri në një prononcim ekskluziv për ABC News deklaroi se sot shpreson që vendi të mbajë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe të shkojë në drejtimin Europian.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!