Zgjedhjet në Maqedoni, opozita propozon kandidat të përbashkët

schedule19:37 - 2 Shkurt, 2019

schedule 19:37 - 2 Shkurt, 2019

Në kuadër të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni, partitë shqiptare po përgatiten për të prezantuar kandidatët e tyre ndërsa opozita nuk përjashton mundësinë për të zgjedhur një kandidat të përbashkët.

Partitë shqiptare në Maqedoni në zgjedhjet presidenciale do garojnë me kandidatët e tyre për president, megjithatë, ende ngelet e hapur çështja për kandidat të përbashkët opozitar. Aleanca për Shqiptarët bëri të ditur se do të dal me kandidat të saj, duke lënë të hapur opsionin për një kandidat të përbashkët shqiptar me partitë e bllokut opozitar shqiptar.

Siç, bëhet e ditur nga paralajmërimet, partitë politike shqiptare, forcat e tyre para elektoratit shqiptar do t’i matin me kandidatët e tyre për president. Aleanca për Shqiptarët pas mbledhjes së Kryesisë qendrore, bëri të ditur se do të dal me kandidat të saj, duke lënë të hapur opsionin për një kandidat të përbashkët shqiptar me partitë e bllokut opozitar shqiptar dhe shoqërinë civile. Nga kjo parti u rikonfirmua qëndrimi i deritanishëm që krahas zgjedhjeve Presidenciale të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Po i shqyrtojmë të gjitha opsionet. Ne nuk kemi nevojë të bëjmë garë që të dalim menjëherë me emra, në shqyrtim kemi disa emra të cilat do të diskutohen në Kryesinë Qendrore”, theksoi mbrëmë kreu i ASH-së, Ziadin Sela.

Ndërkaq, BDI ditë më parë paralajmëroi se do të dal me kandidatin e saj për President, por duke lënë të hapur opsionin për kandidat koncensual me LSDM-në apo edhe një kandidat të përbashkët me partitë shqiptare. Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në emisionin Klan Debat ka theksuar se nga kjo parti kanë një emër kandidati dhe mbështetjen për të do ta kërkojnë edhe nga partitë tjera. Partia e opozitare, VMRO-DPMNE, deri tani ka numrin më të madh të kandidaturave për zgjedhjet presidenciale. Këshilli Ekzekutiv i LSDM-së, nesër do të merr vendimin nëse janë për kërkesën e opozitës që bashkë me zgjedhjet presidenciale të mbahen edhe ato të jashtëzakonshmet parlamentare./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!