Në Malin e Zi u mbajtën sot zgjedhjet parlamentare dhe në katër komuna edhe ato lokale. Procesi i votimit u mbyll zyrtarisht në orën 20:00, ndërsa morën pjesë 74.9% e votuesve shumë më e lartë se sa në zgjedhjet e kaluara.
Në një intervistë për ABC News me gazetaren Juli Xhokaxhi, politologu nga Tuzi, Kristiam Dukaj foli dha më tepër detaje për situatën zgjedhore.
Shqiptarë garuan në dy koalicione, ndërsa sipas tij kjo është diçka pozitive.
Dukaj beson se shqiptarët do të marrin dy vende në parlament dhe jo do i bëjë ata më të faktorizuar.
“Shqiptarët këtë vit garojnë në dy koalicione. Është shumë më mirë. Në zgjedhjet e 2016, ishin tre lista, dhe kishin 2000 vota më pak se në zgjedhjet e 2012.
Dua të besoj se të dy listat do të fitojnë nga një deputet. Besoj se shqiptarët kësaj radhe do kenë dy deputetë në Malin e Zi.
Nëse arrijnë që të kenë dy deputetë në parlament faktorizimi i shqiptarëve do të jetë edhe më i madh. Programi i këtyre koalicioneve është bazuar tek punësimi i të rinjve në institucione të ndryshme”, u shpreh ai. /abcnews.al

