Zgjedhjet në Malin e Zi, Karadaku: Çfarë pritet të ndodhë me Dritan Abazoviç

schedule15:25 - 10 Qershor, 2023

schedule 15:25 - 10 Qershor, 2023

Ditën e nesërme, Mali i Zi mban zgjedhjet parlamentare. Në garë për 81 vende në parlament janë 15 parti e koalicioni, ku padyshim mes tyre është edhe URA e Dritan Abazoviç dhe parti të tjera shqiptare.

Gazetarja e ABC News, Linda Karadaku në një lidhje direkte nga  Ulqini, ndër të tjera tha se Abazoviç pritet që edhe në këto zgjedhje të jetë një “king maker”, pra ai që të përcaktojë balancën për të marrë qeverinë.

“Sipas sondazheve, i japin URËS diku 4.4% dhe në fakt nuk është një përqindje e vogël, pasi në zgjedhjet e fundit parlamentare me 4 deputetë ishte ajo që bëri diferencën dhe nuk ishte e rastësishme që Abazvoci u bë kryeministër.

Jemi sërish në një situatë, ku do të ishte normale që të kishim sërish URËN dhe partitë shqiptare që të vendosin se nga do të shkojë balanca.

Kemi një numër partish, të cilat do të jenë të rëndësishme në çdo lloj kombinimi për të formuar qeverinë e re.

Fushata këtë herë nuk është fokusuar të ligji për kishën, por te ekonomia dhe drejtësia.

Duhet pasur parasysh që qarkullimi i elitave në Malin e Zi ka filluar prej 3 vitesh dhe vazhdon ende” tha Linda Karadaku.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!