Ditën e nesërme Mali i Zi do të mbajë zgjedhjet parlamentare. 15 parti dhe koalicione janë në garë për 8 vende në parlament.
Ditën e sotme, kandidatja për deputete e DPS, Drita Lolla në një intervistë për ABC News me gazetaren Linda Karadaku u shpreh se partia e saj do të jetë konstruktive në arritjen e marrëveshjes për ndërtimin e qeverisë së re.
“Qasja e DPS do të jetë konstruktive në arritjen e marrëveshje për ndërtimin e qeverisë e cila do të ketë në fokus integrimin e Malit të Zi ne BE.
Këto zgjedhje parlamentare janë një shans për të testuar edhe besimin e qytetarëve. Unë besoj se shumica e qytetarëve, jo vetëm se unë besoj, por këto janë edhe sondazhet që tregojnë se ekziston një frymë europiane në Malin e Zi. Mbi 70% e qytetarëve e duan integrimin në BE dhe është një detyim dhe cështje e interesit publik.
Kështuqë të gjitha partitë të cilat kanë këtë lloj pikësynimi, DPS do të jetë një partner konstruktiv.
Duke gjykuar rezultatin e zgjedhjeve nesër, do të kemi parasysh se si janë pozicionuar partitë politike, programet e tyre dhe cilat do jenë kompozimet e mundshme për formimin e qeverisë se ardhshme.
Evropa Tani është një lëvizje centriste që i vë theks më shumë të politikat ekonomike, te zhvillimi ekonomik. Pra ata kanë synime për rritjen e pagës mesatare, për shkurtimin e orarit të punës. Është një program populist që ka gjetur hapësirë në Malin e Zi. Dukeqenëse Mali i Zi, përvec krizës politike kishte dhe krizën shëndetësore që nisi në vitin 2020 dhe qytetarët i konsiderojnë të tillë programe më të afërta, por ajo që ne kemi vënë theks është që çdo planifikim të bëhet me baza reale” Drita Llolla.r.t/abcnews.al