Zgjedhjet në Mal të Zi, Milo: Rezultati nuk ndikon në marrëdhëniet me Shqipërinë

schedule13:53 - 12 Qershor, 2023

schedule 13:53 - 12 Qershor, 2023

Ish ministri i Jashtëm Paskal Milo këtë të hënë  ka qenë i ftuar në studion e “Tirana Live”, me gazetaren Elisa Gjerani ka folur në lidhje me zgjedhjet në Malin e Zi.

Sipas tij rezultati ishte i pritshëm dhe tashmë partia që ka fituar shumicën do ti duhet që të formojë një koalicion me ato parti që kanë afërsi në programin e saj, siç është ajo boshnjake ndryshe do të shkojnë në zgjedhje të parakohshme.

Milo në fjalën e tij e ka quajtur lajm të mirë faktin që në parlamentin malazez tani do të jenë 6 deputetë shqiptarë ndërkohë që ka theksuar dhe faktin se rezultati i këtyre zgjedhjeve nuk do të ndikojë përsa i përket marrëdhënies me Shqipërinë.

“Rezultati ishte i parashikuar pak a shumë dhe nuk është se kishte ndonjë surprizë, partia e parë është ajo e presidentit aktual që ka dy opsione që duhet që të shkojë në koalicion me partitë që i shkojnë pas programit të tij dhe jo partia e Gjukanoviç apo e Abazoviç, por është partia e boshnjakëve që mund të operojë, pa folur me shqiptarët për një ftesë për qeverisje. Në mungesë të saj mund të shkohet në zgjedhje të parakohshme, në marrëdhënie me Shqipërinë nuk besoj se do të ketë ndryshim, pasi janë dy vende anëtare në NATO dhe aspirate për të BE por dhe i lidhin një sërë interesash siç janë shqiptarët në Mal të Zi.

Të gëzon fakti që në parlamentin prej 81 anëtarësh në malin e zi do të ketë 6 shqiptarë, por në një analizë më të thellë duhet që të kuptojmë se tre prej tyre janë nga partitë shqiptare, një është te partia e Demokracisë Sociale e ish presidentit Gjukanovic dhe Abazaviç bashkë me një tjetër nga partia e tij”, ka thënë Milo./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!