Zgjedhjet në Mal të Zi, Marash Dukaj: Shqiptarët të mbështesin subjektet nacionale

schedule15:32 - 11 Qershor, 2023

schedule 15:32 - 11 Qershor, 2023

Mali i Zi mban sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe në garë janë edhe subjekte shqiptare . Marash Dukaj, Ministër i Administratës Lokale në Malin e Zi në intervistë për ABC News u bëri thirrje shqiptarëve të dalin në zgjedhje.

Ai tha se beson se qytetarët do të zgjedhin një qeveri pro-evropiane dhe pro-amerikane. Në fund, Dukaj kishte një apel për shqiptarët, të cilëve u kërkoi të votojnë partitë shqiptare pasi zëri i tyre do të dëgjohet më shumë.

“Ne jemi të fokusuar tek procesi, duke apeluar tek qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e votës, pasi vota është “arma” më demokratike për të zgjedhur dhe zhvilluar vendin ashtu siç e kanë parashikuar sipas programit të vet.  Pres të jetë proces i qetë dhe pres që të formohet një qeveris pro-evropiane dhe pro-amerikane në Mal të Zi. Janë shtuar numri i votuesve për subjektet nacionale edhe më këtë rast do të dëshmohet, por për fat të keq ka ende shqiptarë, të cilët votojnë subjekte të ashtuquajtura qytetare, por kjo është e drejtë e secilit. Apeli ynë është që secili të përkrahë të vetët, sepse ata do ta përfaqësojnë më mirë”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!