Zgjedhjet në Mal të Zi/ Krivokapiç: Abazoviç dëshiron të mbetet kryeministër pafundësisht

schedule15:50 - 8 Qershor, 2023

schedule 15:50 - 8 Qershor, 2023

Ish-kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç u ka kërkuar qytetarëve malazezë që të tregojnë mençuri në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Krivokapiç akuzoi kryeministrin me mandat teknik, Dritan Abazoviç, se bashkë me ish-presidentin Milo Gjukanoviç rrëzoi qeverinë që ai drejonte një vit më parë dhe qeverinë aktuale.

Sipas tij, Abazoviç dëshiron të mbetet kryeministër pafundësisht.

“Njeriu që së bashku me DPS-në rrëzuan Qeverinë e 42-të, sipas të njëjtës recetë, me keqpërdorimin e aparatit shtetëror, po rrëzon në mënyrë parandaluese Qeverinë e 44-të dhe idenë e një qendre politike. Ai e bën këtë vetëm për motive egoiste dhe mondane: të mbetet kryeministër pafundësisht. Prandaj të nderuar qytetarë, tregohuni të urtë të dielën. Është koha”, shkroi Krivokapiç në Twitter.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!