Zgjedhjet në Mal të Zi, Dautoviç: Afati i fundit për kundërshtimet është 72 orë

schedule11:44 - 9 Shtator, 2020

schedule 11:44 - 9 Shtator, 2020

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Mal të Zi duhet të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare dhe lokale të mbajtura më 30 gusht, jo më vonë se e hëna.

Zëdhënësi i SEC, Mersudin Dautoviç,- tha për agjencinë MINA se zgjedhjet do të përsëriten të enjten në një qendër votimi, në Petnjica.

“Afati i fundit për dorëzimin e kundërshtimeve është 72 orë, pra të dielën në mbrëmje. Shpresojmë që të mos ketë kundërshtime”, tha Dautoviç.

Ai gjithashtu deklaroi se brenda 12 orëve, kur edhe skadojnë afatet për dorëzimin e kundërshtimeve, duhet të shpallen rezultatet përfundimtare.

“Pra, të hënën në mëngjes apo edhe të dielën në mbrëmje, nëse kemi informacion në orën 8 të mbrëmjes që nuk janë paraqitur kundërshtime,” tha Dautoviç.

427 votues janë të regjistruar në qendrën e votimit në Petnjica, ku do të përsëritet votimi.

Sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 30 gusht, koalicioni i Milo Gjukanoviç fitoi 30 vende, koalicioni “Për Ardhmërinë e Malit të Zi , mori 27. Ndërsa koalicioni “Paqja është kombi ynë” dhjetë  dhe platforma “Bardh e Zi” , katër.

Partia Boshnjake dhe Social Demokratët do të kenë nga tre deputetë secili, Partia Social Demokrate dy, listat shqiptare “Nik Gjeloshaj-Genci Nimanbegu”  dhe koalicioni “Bashkë nji za”, morën  nga një deputet secili.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!