Zgjedhjet në Kukës, kandidati Vata: Demokratët nuk janë të përçarë

schedule17:33 - 12 Shtator, 2023

schedule 17:33 - 12 Shtator, 2023

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kukësit, Emri Vata thotë se demokrat1ët nuk janë të përçarë për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të zhvillohen më 24 shtator.

Në një intervistë për ABC News, Vata u shpreh se PD e ka vendosur veten mbi çdo lloj gjëje tjetër për ta fituar këtë bashki.

Sipas tij, më 24 shtator, Bashkia e Kukësit do t’i kthehet qytetarëve.

“Kemi mbështetjen e deputetëve që janë bashkuar, PD  e ka vendosur veten mbi çdo lloj gjeje tjetër për ta fituar këtë bashki. Tregon seriozitetin e saj dhe do të shkojë drejt fitores. Sfida për Bashkinë e Kukësit është që t’i kthejmë dinjitetin qytetarëve. Sa i përket bashkimit të votuesve të djathtë, të gjithë janë të bashkuar. Bashkia e Kukësit ka qenë marrë peng 4 vitet e kaluara, ka qenë e masakruar.

Mer ndërrimin e pushtetit më 24 shtator, bashkia do të jetë e qytetarëve. Oferta e PD është e qartë në disa fusha, do iu japin frymë bizneseve të vogla, investime në ujësjellës kanalizime, infrastrukturë, duke i mundësuar bizneseve të hapin vende të reja pune, do të sjellë mirëqënie dhe jo shpopullim si vitet e fundit”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!