Kryekomisioneri, Ilirjan Celibashi ka dalë ditën ne sotme në një konferencë për mediat në lidhje me zgjedhjet që do të mbahen në Kukës pas pak ditësh.
Celibashi ka bërë publike shifrat, ku mësohet se në votim do të marrin pjesë 45.900 votues, ndërsa procesi do të organizohet në 74 qendra votimi, një prej tyre në paraburgimin e Bashkisë së Kukësit, e po ashtu do të funksionojnë 4 grupe numërim.
Skandali i Gjicit do të kushtojë plot 250 milion lekë të vjetra, para këta që sipas Celibashit janë në KQZ të kursyera nga zgjedhjet e “14 majit”.
Në këto zgjedhje vetëm identifikimi i votuesve do të jetë elektronik, ndërsa votimi do të bëhet vetëm në një fletë votimi.
Në lidhje me komisionerët e Bashës, Celibashi tha se ajo pjesë vazhdon të jetë e zbrazur, pasi nga 74 qendra votimi, Basha ka sjellë vetëm 20 dhe nga këto 20 janë pranuar vetëm 9, raporton gazetarja e ABC Neës, Esiona Konomi.
Bëhet fjalë për 180 komisionerë që Lulzim Basha duhet t’i gjejë në Kukës, por sipas kryekomisionerit, zgjedhjet do të zhvillohen me apo pa komisionerët e kreut të PD zyrtare, i cili në fakt nuk ka kandidat.
Sa i përket Reformës Zgjedhore, pritet që nëse Kuvendi të zgjasë me 6 muaj afatit e komisionit të ri të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, i cili deri më tani nuk ka prodhuar asgjë.
Celibashi ka kërkuar që tani të merren vendime të rëndësishme dhe dy prej tyre janë ato që ka kërkuar Gjykata Kushtetuese, vota e emigrantëve dhe korrigjim i votës preferenciale.
Gazetarja, Esioni Konomi po ashtu raporton se Celibashi është shprehur se nuk mund të zhvillohen më zgjedhje me komisionerë vetëm nga partitë politike, duke propozuar një depolitizim të pjesshëm./abcnews.al