Zgjedhjet në Kosovë, Thaçi mbledh krerët e Sigurisë dhe Drejtësisë

schedule12:56 - 5 Tetor, 2019

schedule 12:56 - 5 Tetor, 2019

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me krerët e institucioneve të sigurisë e të drejtësisë, Drejtorin e Policisë Rashit Qalaj, Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi, dhe Drejtorin e AKI-së, Shpend Maxhuni, me të cilët ka biseduar për gjendjen e sigurisë në prag të zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë.

Thaçi është shprehur se Kosova ka ndërtuar traditë të zgjedhjeve të lira e demokratike dhe vlerësoi procesin e deritanishëm si të mirë dhe pa incidente që do të cenonin procesin elektoral.

Qalaj e njoftoi presidentin se Policia e Kosovës është në gjendje gatishmërie dhe është në koordinim të plotë me institucionet e tjera për të garantuar siguri të plotë në ditën e zgjedhjeve, me vëmendje të veçantë në Qendrat e Votimit. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!