Zgjedhjet në Kosovë/ Nazarko: Mund të kemi një bashkim të partive kundër qeverisë Kurti

schedule17:50 - 9 Dhjetor, 2024

schedule 17:50 - 9 Dhjetor, 2024

Analisti Mentor Nazarko foli për ‘ Balkan Update’ për situatën parazgjedhore në Kosovë. Ai u shpreh se partitë e tjera mund të bashkohen kundër Kurtit dhe se do të kenë angazhim nga perëndimorët.

Sipas analistit, presidentja Osmani i ka dyert e hapura nga diplomacia amerikane dhe europiane dhe se ajo mund të përfshihet në vijim.

Kosova do hyjë në zgjedhje dhe duhet të shikojë nëse Kurti do të rikonfirmohet me një qeveri të udhëhequr prej tij apo do kemi një bashkim të partive kundër tij për ta penguar që ai të bëhet kryeministër. Unë besoj te kjo, pra tek bashkimi i partive kundër tij dhe do jetë angazhim i perëndimorëve sepse Kurti e ka treguar që nuk është një bashkëbisedues i besueshëm. Në pamjet e Notre Dame, fotot tregonin që nuk ishte fryt i diplomacisë së instagramit dhe rrjeteve sociale fotot që Osmani bëri me Trump.

Është një tregues i qartë që Osmani i ka dyert e hapura nga diplomacia amerikane dhe europiane, dhe presidentja ka rol te rendesishem ne politiken e jashtme sipas kushtetutes se Kosoves. Mund të kemi një rikthim të saj në dialog dhe pse e ndalon ne nje menyre gjykata kushtetuese. Opsioni i dytë nëse do përmbushej dëshira jonë, qe Trump te rikthehet tek Mareveshja e Uashingtonit – une dua të besoj që presidentja të përfshihej.

Në pikëpamje të dialogut, gjermanët apo francezët si dhe Shba- ja janë të pakënaqur nga Kurti për mbajtjen e premtimeve të marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit. Siç ju thashë, secili prej shteteve që do angazhohen ne dialog duan një bashkëbisedues në krahun e Kosovës që të jetë me fuqi të plotë.”, u shpreh Nazarko. /abcnews.al

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!