Zgjedhjet në Izrael, Netanyahu nuk merr mazhorancën

schedule10:30 - 18 Shtator, 2019

schedule 10:30 - 18 Shtator, 2019

Kryeministri izraelit në largim Benjamin Netaniau nuk ka arritur të marrë mazhorancën në zgjedhjet e së martës. Blloku i partive të djathta mori 56 vende në Parlament, ndërsa listat e qendrës së majtë 55. Sipas të gjitha të dhënave zgjidhja mbetet në duart e Lieberman.

Me numërimin e gati 98 për qind të votave, Likud e Benjamin Netaniau dhe partia bardhë e blu e Beni Gantz janë ende shumë pranë njëra tjetrës me nga 32 deputetë secila nga 120 vende që ka Kneset. Mediat izraelite theksojnë se të dhënat janë konfirmuar zyrtarisht. Blloku i partive të djathta mori 56 vende ndërsa listat e qendrës së majtë morën 55. Nga ana e saj partia Izrael Beitenu e Lieberman ka marrë 9 vende.

Lista arabe e bashkuar, po sipas të dhënave zyratre, konfirmoi 12 deputetët e saj duke u renditur si partia e tretë izraelite. Laburistët e Amir Peretz morën 6 vende ndërsa kampi demokratik 5. Mes mbështetësve tradicionalë të Likud, dy partitë ortodokse kanë marrë nga 17 vende, ndërsa lista nacionaliste Jemina mori 7 vende. Për të krijuar një qeveri, duhen të paktën 61 deputetë

Komisioni electoral qendror në Izrael publikoi dhe përqindjet e rezultateve sipas të cilave Likud ka 28.9% dhe Bardhë e Blu 26.6%. ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!