Zgjedhjet në Itali/Koalicioni i qendres së djathtë merr shumicën

schedule09:06 - 5 Mars, 2018

schedule 09:06 - 5 Mars, 2018

Rezultatet e deritanishme të zgjedhjeve në Itali tregojnë se koalicioni qendrës së djathtë kryeson me 37.09 për qind të votave. Sipas agjencisë së lajmeve “ANSA”, nga katër parti që përbëjnë fraksionin politik në fjalë, pjesën dërrmuese të votave e ka marrë Liga e Veriut, 17.4 për qind, e ndjekur nga Forza Italia e ish-kryeministrit Berlusconi me 14.03 për qind. E dyta renditet Lëvizja 5 Yjet, e cila garoi e vetme, me 32.64 për qind të votave; e ndjekur nga Qendra e Majtë, me 22.8 për qind. Partia të Lirë e të Barabartë, që gjithashtu hyri e vetme në zgjedhje, renditet e fundit me vetëm 3.37 për qind të votave. Sidoqoftë, rezultatet tregojnë se asnjë prej partive dhe koalicioneve nuk ka arritur shumicën e nevojshme për të vetëqeverisur. Pritet që loja të luhet mes qendrës së djathtë dhe Lëvizjes 5 Yjet, që në këtë proces elektoral kanë marrë pjesën e luanit. Ajo çfarë duhet theksuar është se e djathta ka siguruar shumicën edhe në Senat, 37.54 për qind, e ndjekur nga L5Y me 32.18 për qind, qendra e majtë 22.97 për qind dhe të Lirë e të Barabartë me 3.27./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!