Zgjedhjet në Holandë/ Populisti Wilders një hap drejt fitores, kryeson bindshëm

schedule09:07 - 23 Nëntor, 2023

schedule 09:07 - 23 Nëntor, 2023

Populisti holandez i së djathtës ekstreme dhe anti-BE, Geert Wilders, i cili është zotuar ta ndalojë emigrimin në Holandë, ka korrur një fitore dramatike në zgjedhjet parlamentare të së mërkurës, sipas sondazheve të para.

Pas 25 vitesh në parlament, partia e tij Liria (PVV) pritet të fitojë 37 vende, në krahasim me rivalin e tij.

“PVV nuk mund të injorohet më,” tha ai. “Ne do të qeverisim”.

Fitorja e tij ka tronditur politikën holandeze dhe do të sjellë një tronditje edhe në të gjithë Europën. Por për të përmbushur zotimin e tij për të qenë kryeministër, atij do t’i duhet të bindë partitë e tjera që t’i bashkohen atij në një koalicion.

Objektivi i tij është të fitojë 76 vende në parlamentin prej 150 vendesh. Emigracioni, çështja që shkaktoi rënien e kabinetit të fundit të Rutte pas 13 vjetësh në pushtet, ka qenë një çështje kyçe në fushatë.

“Mjaft më. Holanda nuk mund të durojë më. Ne duhet të mendojmë fillimisht për njerëzit tanë tani. Të mbyllet kufiri. Zero azilkërkues”, tha Ëilders në një debat televiziv një natë përpara zgjedhjeve.

Wilders njihet botërisht për politikën e tij të zjarrtë anti-islamike. Ai u dënua për diskriminim nga një gjykatës holandez pasi ofendoi marokenët në një tubim fushate në vitin 2014.

Një fitore e Wilders do të jetë tronditëse për Europën, pasi Holanda është një nga anëtarët themelues të asaj që u bë Bashkimi Europian. Udhëheqësit nacionalistë dhe të djathtë në mbarë Europën vlerësuan arritjen e tij.

Wilders dëshiron të mbajë një referendum për t’u larguar nga BE-ja, i quajtur “Nexit”.

/abcnews.al