VLORE – Gjykata e Vlorës i ka dhënë Vangjel Tavos mandatin e kryetarit të Bashkisë së Himarës rreth një javë pasi rezultati i zgjedhjeve u certifikua zyrtarisht nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.
Pasi është njohur me dokumentacionin përkatës, Gjykata e ka vlerësuar të ligjshëm mandatin.
Në 12 shtator KAS ashtu edhe Kolegji Zgjedhor, certifikuan zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, duke vlerësuar se rezultati ishte i pakontestueshëm pasi nuk u gjet asnjë shkelje.
Marrja e mandatit edhe nga Gjykata e Vlorës i hap rrugë betimit të Vangjel Tavos në Këshillin Bashkiak e mandej marrjes së detyrës zyrtarisht.
Zgjedhjet në Himarë u përsëritën më 4 gusht, pasi mandati i Belerit u shpall pavlefshëm për shkak të dënimit nga Apeli i GJKKO me 2 vite burg për blerje votash.
Tavo, Kandidati i socialistëve fitoi me një diferencë prej 1 mijë 477 votash kundrejt rivalit opozitar Petro Gjikuria./abcnews.al