Zgjedhjet në Greqi, në garë edhe dy shqiptarë

schedule14:19 - 27 Prill, 2023

schedule 14:19 - 27 Prill, 2023

Janë 38 parti, 10 koalicione partiake dhe 2 kandidatë të pavarur do të garojnë në zgjedhjet parlamentare me 21 maj në Greqi.

Afati për regjistrimin e partive politike për pjesëmarrje në zgjedhje skadoi në mesnatë. Ajo që vihet re lehtësisht, është numri shumë i lartë i partive që garojnë tani, krahasuar me zgjedhjet e 2019. Autoritetet thonë se janë më shumë se më shumë se dyfishi i numrit në zgjedhjet e 4 viteve më parë.

Në garë për të fituar një karrige në Kuvendin e Greqisë janë edhe dy shqiptarë, në dy partitë më të mëdha të vendit. Ata janë Fatos Malaj dhe Antilian Koxhaj.

Për Fatos Malaj kjo nuk është hera e parë. Ai kandidon për herë të dytë me PASOK, në Athinë, në zonën A. Në 2019 ai nuk siguroi dot mjaftueshëm vota, për tu futur në Parlament.

Ndërsa kandidati tjetër shqiptar, Adiljan Koxhaj, nga brezi i dytë i emigrantëve kandidon me SYRIZA në zonën B të Athinës dhe Pireut.

Fatos Malai ka lindur në Delvinë të Shqipërisë dhe prej më shumë se 20 vitesh punon në sindikata që kanë të bëjnë e me emigracionin, në Athinë. Ai ka qenë anëtar i Seksionit për të Drejtat e Njeriut dhe Politikat e Imigracionit në Lëvizjen “Ndryshim”.

Ai është shumë aktiv atje, për të drejtat e emigrantëve, jo vetëm shqiptarë, por edhe të emigrantëve grekë, që ikin nga vendi i tyre, për të drejtën për të drejtën për të pasur punë, arsim dhe shërbim shëndetësor.

Adiljan Koxhaj është 31 vjeç. Ai është diplomuar në Greqi, për Shkenca Politike në Universitetin e Kretës. Edhe ai është i përfshire në politikat që kanë të bëjnë me emigrantet. Është hera e parë që i riu kandidon për të qenë pjesë më aktive e politikës greke./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!