Lideri i konservatorëve në Greqi, Kyriakos Mitsotakis, ka mposhtur rivalin e tij të qendrës së majtë, Alexis Tsipras, dhe ka thënë se e ka “mandat të fuqishëm” për të ecur përpara në rrugën e ndryshimeve.
Të dielën, Greqia ka mbajtur zgjedhjet e dyta parlamentare brenda një muaji. Partia Demokracia e Re e Mitsotakisit ka fituar 40.5 për qind të votave, pothuajse 23 për qind më shumë sesa partia e Tsipras, Syriza.
“Demokracia e Re është sot partia më e fuqishme e qendrës së djathtë në Europë”, tha Mitsotakis përpara mbështetësve të tij në Athinë. Mitsotakis njihet për rikthimin e stabilitetit në ekonominë e Greqisë dhe menaxhimin e borxheve.
Ndonëse aktualisht shumë grekë vuajnë nga rritja e çmimeve, ata kanë votuar për partinë që ka premtuar taksa më të ulëta dhe përmirësim të shëndetit publik.
/abcnews.al