Zgjedhjet në Greqi/ Guri: Pjesëmarrja rreth 35-40%, shqiptarët mbështetës të së majtës

schedule15:23 - 21 Maj, 2023

schedule 15:23 - 21 Maj, 2023

Aktivisti  ishqiptarëve në Athinë, Edmond Guri thotë se pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare në Greqi, deri në mesditë është 35-40%.

Për ABC News, Guri u shpreh se shqiptarët janë mbështetës të forcave politike të majta dhe kjo sipas tij, për disa arsye.

“Sipas informacioneve të para që kemi, pjesëmarrja është e kënaqshme, jo në nivelin e duhur, por në krahasim me zgjedhjet e kaluara dhe me këto zgjedhje, pjesëmarrja është shumë e lartë. Nga informacionet e fundit që kemi, ka një pjesëmarrje 35-40% në të gjithë Greqinë. Sigurisht, pjesa më e madhe e shqiptarëve që votojnë, është në Athinë.

Sigurisht që po, edhe për arsye të historikut të tij, duke ardhur nga një sistem totalitar, duke ardhur nga një sistem totalitar, duke qenë i majtë në ideologji, por edhe për faktin që e majta ka qenë forca politike që ka punuar dhe i ka dhënë dinamikë dhe qasje emigrantëve. Forcat e majta janë më të prirura, më të afërta për të pasur elementë të huaj siç janë emigrantë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!