Greqia ditën e nesërme do të mbajë zgjedhjet parlamentare, ndërsa ABC News me gazetaren Linda Karadaku prej ditës së sotme ndodhet në Athinë, aty ku do të raportojë deri në daljen e rezultatit të këtyre zgjedhjeve.
Në një lidhje live, gazetarja Karadaku raportoi ndër të tjera se nesër do të votojnë rreth 9.8 milion shtetas grek dhe për herë të parë do të kenë mundësinë të votojnë edhe emigrantët.
Sipas sondazheve të fundit, diferenca mes Mitsotakis dhe Tsipras pritet të jetë 6%, por nuk përjashtohet mundësia që të ketë një balotazh dhe të kalohet raundin tjetër që do të mbahej më 2 korrik.
“Jemi në sheshin Omonia, kaq i njohur për emigrantët shqiptarë, por tani nuk shohim më, pasi janë të integruar.
Jemi në një situatë kur 7 kandidatë me origjinë shqiptarë. Dimë që 6 parti greke konkurrojnë në kto zgjedhje. Kemi 9.8 milion votues, nga këto parti dy janë kryesore, ajo e kryeministrit Mitsotakis dhe ajo e Tsipras.
Sipas një prej mediave më të mëdha greke, diferenca mes tyre sipas sondazheve është 6% dhe prin Mitsotakis.
Ky i fundit vjen nga dinastia Mitsotakis dhe ka elektoratin e tij tradicional, ndërsa Tsipras është përpjekur për të tërhequr votuesit e rinj.
Pritet që nesër rezultatet paraprake të jepen në orën 20:00 dhe ata përfundimtare në orën 21:00.
Ajo që dëgjojmë këtu është se mundësia më e madhe është të shkohet në balotazh dhe të vendosej në raundin tjetër që do të mbahej më 2 korrik, pavarësisht se sondazhit i japin 6% diferencë ajo që pritet është që Mitsotakis mos të ketë shumicën.
Për herë të parë në historinë e Greqisë do të votojnë edhe emigrantët grekë. Për shqiptarët është më shumë rëndësi, sepse është komuniteti më i konsolidua” tha Linda Karadaku.r.t/abcnews.al