Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjedhjet në FSHF, Fatmir Mneri në Abc Live: Ligji për sportin është i mangët dhe i copëtuar

schedule13:31 - 25 Shkurt, 2022

schedule 13:31 - 25 Shkurt, 2022

I ftuar në emisionin e Abc Live, gazetari i njohur Fatmir Mneri është shprehur se FSHF po kryen gabim taktik  sepse bën rekurse ndaj vendimeve të gjykatës.

“Mosndërhyrja e politikes na kanë sjellë në këto situata.

Ky është një rast i veçantë pasi është futur gjykata dhe prokuroria në mesin e zgjedhjeve. Gjithashtu ju (drejtuar FSHF-së dhe Rizait), keni ankimuar masën e sekuestros.

Unë personalisht kur dëgjoj gjykatën kam një lloj frike le të themi, nuk janë gjërat kaq të lehta kur futet në skenë një institucion kaq i lartë.

FSHF ka statutin e vet, i cili është hartuar dhe miratuar jo thjesht nga Gjykata Civile, por edhe nga Ministra e Arsimit dhe Sportit, e cila ka të drejtën t’i delegoj të drejtën për të zhvilluar sportin.

Gabimi taktik i federatës është se bën rekurse ndaj vendimeve të gjykatës. Federata e ka kundërshtuar vendimin e parë te gjykatës ndaj ka ardhur me këtë vendim të ri “, është shprehur Fatmir Mneri./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!