Zgjedhjet në FRPD, akuza për manipulim të procesit

schedule22:37 - 1 Tetor, 2022

schedule 22:37 - 1 Tetor, 2022

Nuk kanë munguar akuzat për manipulim në garën për FRPD. Ka qenë aktivisti në forumet e PD-së, Skerdjan Dhuli, ai i cili ka hedhur akuza ndaj Belind Këlliçit duke thënë se ka ndikuar në këto zgjedhje.

Reagimi i Dhulit:

Forumi rinor i PD u vodh nga Belind Këlliçi.

Turp për PD dhe Berishën

Në vitin 2015 me urdhër personal të Sali Berishës dhe me fjetjen gjumë e dorëzimin pa kushte të Lulzim Bashës, u bë kryetar i forumit rinor në PD një palaço si Belind Këlliçi që në PD nuk sjell dot as votën e gruas së tij (po kjo është temë tjetër).

Për 7 vjet PD nuk pati forum rinor pasi bedeli i Berishës i vendosur në krye të forumit ishte aty vetëm për ato fondet që merr forumi rinor (shihni pasurinë e tij dhe e kuptoni) për asgjë tjetër.

Sot Belind Këlliçi, kjo mortje e shëmtuar e Edi Ramës në PD, manipuloi zgjedhjet e forumit rinor të PD duke emëruar aty financuesin e tij të fushatës dhe dhokun e tij të fëmijërisë, Besart Xhaferin, një njeri që siç e ka thënë vetë, nuk e lidh asgjë me PD pasi deri pak vite më parë ka qenë adhurues i Edi Ramës. Në PD e solli Belind Këlliçi, dhëndri i Artan Shkrelit.

Si u manipulua gara ?

Belind Këlliçi vodhi listat e anëtarëve të FRPD dhe ato ja dha vetëm financuesit të tij të fushatës, Besart Xhaferit. Kandidatët e tjerë nuk kishin akses tek kjo listë dhe Belindi i gënjente duke ju thënë se “Endri Hasa ka marrë listat kur ka ikur Luli”.

Berisha që tani ka hallet e tij, i bëri sehir gjithë këtij manipulimi duke i lënë dorë të lirë mortjes së zezë të PD, Belind Këlliçit dhe duke e kthyer forumin rinor të kësaj partie, nga një aset kombëtar në një vegël në dorë të Edi Ramës.

Njëkohësisht në disa degë janë mbushur kutitë me urdhër nga Tirana. Janë kërcënuar në telefon kryetarë forumi nëpër rrethe me qëllim që Belind Këlliç Xhaferi të mbante forumin rinor të PD.

Sot ra edhe miti i foltores së Sali Berishës.
Lufta e tij për gjoja demokraci brenda PD mori fund pikërisht në të parën garë ku duhej treguar vlera dhe pesha e demokracisë, në garën prë kreun e të rinjve.

Nga sot, sa herë që Sali Berisha të flasë për demokraci e votë të lirë, ndërroni kanalin e tv. Ky turp i kësaj farse në forumin rinor është vetëm i tij dhe i Belind Këlliçit.

Po nëse Këlliçi nuk njeh turp sepse ka veset e Edi Ramës, beniaminit të familjes së tij, Sali Berisha ka barrën morale për tju thënë djemve dhe vajzave demokrate: Pse ju vodh forumi rinor ?

E sotmja është turp. Manipulime të tilla nuk i bën as Edi Rama. Edhe ai është më i sofistikuar se kaq.

P.s keqardhje për kandidatët e tjerë që Belind Këlliç Xhaferi ju vodhi garën, djersën, mundin por ju vodhi edhe besimin që PD mund të bëhej./abncews.al/