Analisti Skënder Minxhozi e ka cilësuar situatën e zgjedhjeve në Durrës të qetë dhe sipas tij, mediat duan lajm dhe kur nuk një tillë. Ai theksoi për ABC News se këto zgjedhje janë një proces i veçantë, ndryshe nga shkuara.
“Ka një inerci historike të politikës dhe medias, të cilat duan lajm dhe kur s’ka lajm. Praktikisht situata në Durrës për mediat është shumë e ndjeshme.
Të gjithë po vazhdojnë për një inerci zgjedhjesh të vjetra, përveç se këto zgjedhje që po mbajmë sot janë një proces i veçantë nga e shkuara. Duhet të thënë se nuk ka ngjarje. Edhe korrespodentët tuaj nga Durrësi e raportojnë se situate është shumë e qete. Ngjarja që në një qendër votimi largohet, nuk përbën ngjarje për mediat”, tha Minxhozi.
Nga ana tjetër, analisti Mentor Nazarko komentoi zhvillimet në Himarë. Sipas tij, arrestimi i Fredi Belerit është përdorur nga Partia Demokratike dhe Greqia për të cënuar imazhin e Shqipërisë.
“Lidhur me zhvillimet në Himarë, ndërkombëtarizimi i rastit të Belerit është një moment, i cili mund të shoh në një lum të përbashkët dhe përpjekjet e PD për mbarëvajtje të procesit dhe përpjekjet e grekëve për cënim të imazhit të Shqipërisë. Pra, unë imagjinoj përpjekjet pasi dhe PD e Berishës ka sondazhe dhe mund të ketë të gjithë interesin e nevojshëm për ta mbarëvajtur procesin. Ndërkohë dhe vetë Greqia do ta përdorë këtë që ndodhi me Belerin për ta përbaltur ndërkombëtarisht. Megjithëse duket si pa lidhje se është thjesht një komunë e vogël, por Greqia do ta përdor pasi Edi Rama është përfshirë në zgjedhjet turke me një mesazh në favor të Erdoganit”, tha Nazarko./abcnews.al