Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjedhjet në Berat/ Drejtuesi politik, Ervin Demo: Qytetarët e dinë se kë do zgjedhin. PS angazhim maksimal në 5 bashkitë

schedule10:29 - 9 Nëntor, 2025

schedule 10:29 - 9 Nëntor, 2025

Drejtuesi politik i PS për Bashkinë e Beratit, Ervin Demo tha se qytetarët e kanë shumë të qartë se kë do të votojnë dhe së kush është zgjidhja.

Ai shtoi se drejtuesi i ri i bashkisë do të çojë përpara të gjitha projektet, teksa shtoi se Partia Socialiste ka marrë angazhimin maksimal në të pesta bashkitë e vendit ku po zhvillohen zgjedhje të parakohshme lokale.

“Të gjithë qytetarët e Beratit e kanë shumë të qartë se kush do të jetë zgjedhja dhe zgjidhja. Beratasit e dinë se kë do të zgjedhin. Pavarësisht se në Berat është bërë një transformim i jashtëzakonshëm, padyshim që ne kemi dhe shumë sfida. Ai që do të zgjidhet do i çojë para këto projekte dhe do të ketë mbështetjen time. Ka disa projekte shumë të bukura gjatë vitit 2026 për Bashkinë e Beratit. Këto janë zgjedhje të pjesshme, afatet kanë qenë më të ngushta, në të pesta bashkie PS ka marrë angazhimin maksimal”, tha Ervin Demo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!