Zgjedhjet/ Ndryshimi i Kodit Zgjedhor, Celibashi: Është në interes të partive politike

schedule11:37 - 4 Shkurt, 2025

schedule 11:37 - 4 Shkurt, 2025

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në një komunikim me gazetarët, komentoi ecurinë e procesit zgjedhor për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Celibashi u shpreh se konstituimi i Komisioneve Zonale të Administratës Zgjedhore (KZAZ) për zgjedhjet e ardhshme të 11 majit 2025 do të nisë më 11 shkurt.

Gjithashtu ai komentoi edhe ndryshimet e Kodit Zgjedhor duke thënë se është në interes të partive politike.

Kreu i KQZ, theksoi se përbërja e KZAZ-ve do të jetë: “Dy anëtarë nga Partia Socialiste (PS), dy anëtarë nga Partia Demokratike (PD), një anëtar nga Partia Social Demokrate (PSD), dhe një anëtar nga Partia e Lirisë (PL). Ndërkohë, anëtari i shtatë i çdo KZAZ, do të ndahet në mënyrë të barabartë, gjysma do t’i takojë PD-së dhe gjysma PS-së”.

Gjithashtu nënvizoi se partitë politike nuk kanë dërguar ende në KQZ emrat për anëtarë të KZAZ-ve, duke shtuar se i është kërkuar Kuvendit të Shqipërisë të miratojë buxhetin e partive politike.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!